• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Një shtetase e Maqedonisë e humbi jetën në një aksident trafiku në afërsi të Palojcës në Serbi

MPJ: Një shtetase e Maqedonisë e humbi jetën në një aksident trafiku në afërsi të Palojcës në Serbi

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme konfirmoi se në një aksident trafiku dje pasdite në afërsi të Palojcës, një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona janë lënduar.

MPJ kumtoi se përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është njoftuar se personi që ka humbur jetën është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarit janë shtetas të Republikës së Sllovenisë

“Ambasada në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të Republikës së Serbisë dhe opinioni do të njoftohet menjëherë për çdo informacion shtesë”, theksojnë nga MPJ.

Më parë sot korrespondenti i MIA-s nga Beogradi njoftoi se në një aksident të rëndë rrugor afër Leskovcit, në hyrje të Grykës Gërdeliç jetën e humbi një shtetase e Maqedonisë së Veriut, ndërsa katër janë lënduar, mes të cilëve dy fëmijë të moshës prej dy dhe katër vjeç.

Fatkeqësia, sipas mediumeve serbe, ndodhi kur shoferi humbi kontrollin mbi automjetin dhe goditi rrethojën mbrojtëse, e cila më pas depërtoi tejpërtej automjetin. Në aksident jetën e humbi bashkëshortja e shoferit, e cila ndodhej në vendin e bashkëdrejtuesit të automjetit, ndërsa janë lënduar edhe fëmijët e tyre dhe një grua më e moshuar.

Bëhet fjalë për familjen nga Maqedonia e Veriut e cila kthehej nga pushimi në Slloveni, e cila ka edhe shtetësi sllovene.

"Gruaja ishte bashkëudhëtare. Transportuam dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda, Lëndime ka edhe drejtuesi i atuomjetit, bashkëshorti i të vdekurës, por duket sikur janë më të lehta, edhe pse nuk mund të themi asgjë me siguri derisa nuk përfundon xhirimi", tha një dëshmitar okular për gazetën Alo.

Një ekip nga Ndihma e shpejtë nga Shtëpia e shëndetit Leskovc dhe njl ekip tjetër nga Spitali i Leskovcit në kohë rekorde arritën në vendin e ngjarjes dhe iu ofruan ndihmë të lënduarve. Atje ishte edhe ekipi i Ndihmës së shpejtë të Shtëpisë së shëndetit nga Gërdelica, ndërsa një prej fëmijëve me automjet të policisë është dërguar në spital.

Sipas mjekëve nga Qendra urgjente në Spitalin e Leskovcit, automjetin e ka drejtuar I.A.(28), i cili, për fat të mirë, nuk është lënduar, përceç se është në gjendje tronditjeje dhe habie.

"Njëri prej fëmijëve është në diagnostikë, dyshojmë për fakturë të ashtit të kofshës, tjetri, për fat të mirë, nuk është lënduar", deklaruan mjekët nga spitali i leskovcit.

Hetimi është akoma në rrjedhë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ printskrin Instagram
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR