MPJ-ja kineze: Hajkë rreth spiunimit në Gjermani me qëllim për të diskredituar Pekinin
- “Kina ka respektuar gjithmonë parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe shpreson që personeli përkatës në Gjermani do të braktisë mentalitetin e Luftës së Ftohtë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Vang Venbin.
- Post By Fami Bajrami
- 12:48, 23 prill, 2024
Pekin, 23 prill 2024 (MIA) - Ministri kineze e Punëve të Jashtme sot ka hedhur poshtë raportet për spiunazh kinez në gjermani, duke theksuar se një "hajkë" e tillë ka për qëllim diskreditimin e Kinës.
“Kina ka respektuar gjithmonë parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe shpreson që personeli përkatës në Gjermani do të braktisë mentalitetin e Luftës së Ftohtë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Vang Venbin.
Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nensi Faser shprehu sot shqetësimin e saj për akuzat se ndihmësi i deputetit të Parlamentit Evropian të partisë Alternativa për Gjermaninë (AFD), Maksimilijan Kraç, ishte spiun i Kinës dhe i konsideroi ato akuza "shumë të rrezikshme".
"Nëse konfirmohet se spiunimi për Kinën po ndodh nga Parlamenti Evropian, atëherë është një sulm ndaj demokracisë evropiane nga brenda", deklaroi Nensi Faser.
Ndihmësi i deputetit të Parlamentit Evropian (PE) nga partia gjermane e ekstremit të djathtë AFD-ja është arrestuar në Gjermani me dyshimin se ka spiunuar për Kinën publikoi sot prokurorët gjermanë.
Xhijan G., i akuzuar është se ka spiunuar kundërshtarët e Kinës në Gjermani dhe për ndarjen e informacionit për Parlamentin Evropian me shërbimin e inteligjencës kineze, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
I akuzuari ka punuar si ndihmës i eurodeputetit Maksimilijan Kraç, i cili kryeson listën e AFD-së për zgjedhjet e ardhshme evropiane, të caktuara për 9 qershor.