• e hënë, 30 dhjetor 2024

MPJ: Kërkimi i shtetasit tonë të zhdukur në Greqi do të vazhdojë nesër në mëngjes

MPJ: Kërkimi i shtetasit tonë të zhdukur në Greqi do të vazhdojë nesër në mëngjes
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se gjatë ditës së sotme kanë vazhduar aktivitetet e shërbimeve greke për gjetjen e shtetasit të Maqedonisë së Veriut të zhdukur në Greqi. Informacionet e fundit të shërbimeve greke janë se kërkimi do të rifillojë nesër në mëngjes, sapo kushtet të mundësojnë një gjë të tillë, kumtoi MPJ. Në kërkim janë përfshirë rojet bregdetare greke dhe vullnetarë të shumtë lokal. Gjatë orëve të mbrëmjes në Greqi ka mbërritur edhe nëna e shtetasit të zhdukur M.J., e pritur nga Konsulli i Përgjithshëm në Selanik, i cili vijon të komunikojë nga afër me autoritetet kompetente greke dhe ndodhet në dispozicion për çdo ndihmë të nevojshme.Paraprakisht MPJ kumtoi se  gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët dje dhe pardje ishin nxjerrë nga deti është e mirë, ata gjenden në spital dhe pritet lirimi i shpejtë i tyre nga spitali. “Përfaqësitë tona mbesin në kontakte intensive me institucionet kompetente të Greqisë dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë. Dëshirojmë t’i falënderojmë Rojet Bregdetare Greke, Forcat Ajrore Greke dhe popullsinë/vullnetarët lokal të përfshirë në kërkim, për përpjekjet dhe sakrificat e tyre”, bëhet e ditur në kumtesën e MPJ-së. 

QËNDRONI TË LIDHUR