• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ greke: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet me Greqinë varen nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues

MPJ greke: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet me Greqinë varen nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues

Athinë, 12 maj 2024 (MIA) - Marrëdhëniet bilaterale me vendin fqinj dhe rruga e tij evropiane varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga Prespa dhe përdorimi i emrit kushtetues, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për inaugurimin e Gordana Siljanovska-Davkovas dhe përdorimin e emrit "Maqedoni" dhe potencuan se ky veprim paraqet shkelje edhe e Marrëvehshjes edhe e Kushtetutës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në reagimin e MPJ-së greke  shkruan se "gjatë kohës së betimit në Kuvend edhe krahas faktit që në tekstin zyrtar të betimit që i është diktuar, vendi ishte me emrin 'Maqedonia e Veriut', presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Siljanovska-Davkova, ka zgjedhur ta quajë 'Maqedoni'".

"Ky veprim qartë e shkel Marrëveshjen nga Prespa, por edhe Kushtetutën e vendit fqinj, e cila është e harmonizuar me obligimet e saj ndërkombëtare", njoftojnë nga MPJ-ja greke.

Ata potencuan se Qeveria greke, edhe krahas ankesave që i ka shprehur si opozitë, e respekton Marrëveshjen si marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, e cila mbisundon ndaj secilës dispozitë tjetër ligjpore.

"Greqia, në këtë kontekst, kategorikisht deklaron se përparimi shtesë në marrëdhëniet e saj bilaterale me Maqedoninë e Veriut, si dhe rruga evropiane e vendit varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga Prespa dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit", kumtuan nga MPJ-ja greke, njofton MIA. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR