• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ gjermane: Dëshirojmë ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE, tani është me rëndësi të vazhdohet me ndryshimet kushtetuese

MPJ gjermane: Dëshirojmë ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE, tani është me rëndësi të vazhdohet me ndryshimet kushtetuese

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Ministria gjermane e Punëve të Jashtme në platformën "X" theksoi se dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut në BE dhe se është me rëndësi që vendi për momentin të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese.

"Dëshirojmë ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE. Shteti inicoi reforma të rëndësishme për ta arritur atë dhe duhet të vazhdojë asaj rruge. Posaçërisht është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut tani t'i fillojë ndryshimet kushtetuese", ceket në postin e MPJ-së gjermane, i cili është publikuar me fotografi të ministrave të jashtëm të të dy shteteve, Bujar Osmani dhe Analena Berbok.

Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani sot foli në sesionin e 133-të të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, me ç'rast e nënvizoi rolin e multilarealizmit gjatë përballjes me sfidat e shumta rrjedhëse.

"krahas të gjitha lëshimeve të veta, multilateralizmi mbetet mënyra e vetme të mobilizohet përgjigje kolektive ndaj luftave, krizave, situatave të jashtëzakonshme dhe sfidave të pakrahasueshme të natyrës së ndryshme. Këshilli i Evropës mbetet shtylla thelbësore në atë pikëpamje. Megjithatë, ne, vendet-anëtare e mbajmë përgjegjësinë për efikasitetin e tij", theksoi Osmani.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Osmani do të ketë takime me kolegë të ti nga vende të ndryshme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR