• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ bullgare për flamujt në takimin mes Siljanovska Davkovës dhe Radevit: Vizita nuk ishte zyrtare

MPJ bullgare për flamujt në takimin mes Siljanovska Davkovës dhe Radevit: Vizita nuk ishte zyrtare

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministria bullgare e Punëve të jashtme lidhur me flamujt në takimin mes presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentit bullgar, Rumen Radev të premten në Sofje, thotë se vizita nuk ishte zyrtare.

Nga Ministria për Nova-n bullgare, thonë se ambasadori bullgar në Shkup dje ishte thirrur në bsiedë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, siç ceket, "për shkak të vizitës së presidentes së RMV-së në Sofje më 13 shtator dhe komentet në opinion lidhur me fotografitë nga takimi".

"Vizita ishte me rastin e ngjarjes kulturore - pjesëmarrjes së Operës dhe baletit nacional të RMV-së në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo të punës. Në raste të tilla, praktika protokollare nuk parasheh intonim të himnit, vendosje të flamujve të tjerë shtetërorë, si dhe atribute të tjera protokollare. Ajo që u tha si më sipër, u sek edhe nga ambasadori Radukov dje në bisedën e tij me diplomatët nga Minsitria e Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thonë nga MPJ bullgare.

Nga atje shtojnë se "të udhëhequr nga dëshira për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke mbetur konsekuent në politikën për mbështetje të dialogut të hapur me partnerët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga pala bullgare u dërguan ftesa drejtuar ministrave, të cilët e shoqëronin presidenten Siljanovska Davkova, për takime me homologët e tyre. Për fat të keq, ftesa nga ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski ishte refuzuar".

Ambasadori bullgar dje u thirr në MPJTJ, ku iu shpreh shqetësimi për shkak të lëshimit gjatë protokollit të dakorduar për fotografim të dy presidentëve, me ç'rast është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare. Përderisa presidentin bullgar, Radev dje tha se "vizita nuk ishte as shtetërore, as e punës", kryeministri Hristian Mickoski theksoi se "kur të tejkalohet vija e kuqe, atëherë duhet edhe të reagohet", sepse, siç theksoi, "nëse nuk reagoni, ai lëshim më pas do të bëhet praktikë".

Deri te lëshimi diplomatik me moscekjen e flamurit të vendit tonë në takimin e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në takimin e së premtes në Sofje, nga ana e Maqedonisë së Veriut u paralajmërua notë proteste drejt ambasadorit bullgar në vend, Zheljasko Radukov. Radukov, i cili dje pasdite u thirr në MPJTJ, refuzoi ta pranojë notën. Siç konfirmuan dje për MIA-n nga Ministria, ambasadori bullgar e refuzoi notën e protestës, me përmbajten e së cilës ishte njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit që e ka zhvilluar bisedën.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, lidhur me takimin e presidentes Siljanovska Davkova me presidentin bullgar, Rumen Radev në Sofje, tha se pret kërkim-falje nga Bullgaria dhe nuk do të donte të zhgënjehej nga fqinji. ab/

Foto: МIA arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR