MPB-ja zbardh vrasjen e sotme në Ohër, arrestohet i dyshuari
- Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur menjëherë vrasjen e sotme në Ohër me çka i dyshuari për veprën e kryer penale është privuar nga liria.
- Post By Fami Bajrami
- 21:11, 27 mars, 2026
Ohër, 27 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur menjëherë vrasjen e sotme në Ohër me çka i dyshuari për veprën e kryer penale është privuar nga liria.
Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, sot në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, nëpunësit e policisë nga SPB Tetovë, duke vepruar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar më parë nga SPB Ohër kanë arrestuar Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale "vrasje" sipas nenit 123 të Kodit penal.
Në SPB Ohër sot në orën 8:24 është denoncuar se në shtëpinë e një banori në rrugën "Nada Fileva" në Ohër pa shenje jete është gjetur 76 vjeçari nga Ohri, K.M.
Në vendin e ngjarjes është kryer mbikëqyrje nga prokurori publik dhe ekipe policore, ndërsa një mjek nga Ndihma e shpejtë ka konfirmuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Pasi zbardhjes së plotë të rastit kundër Zh.G. do të ngritët aktakuzë.
Foto: arkivi i MIA-s