• e hënë, 08 korrik 2024

MPB-ja publikoi fotografi të personit që ka qëlluar sot në Ist Gejt Moll

MPB-ja publikoi fotografi të personit që ka qëlluar sot në Ist Gejt Moll

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka siguruar fotografinë e personit që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave në qendrën tregtare Ist Gejt Moll në Shkup, me ç'rast ata kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitali për trajtim mjekësor.

"Në fotografinë e siguruar nga shërbimet e policisë është personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike. Ftojmë të gjithë qytetarët, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin e zhvilluar nga SPB Shkup në koordinim me Prokurorin Publik, menjëherë të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose të lajmërohen në numrat e telefonit 192 ose 112", kumtoi MPB.  ls/ 

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR