• e martë, 24 dhjetor 2024

MPB-ja me fushata parandaluese për pasojat e mundshme të përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike për festa

MPB-ja me fushata parandaluese për pasojat e mundshme të përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike për festa

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vazhdon me fushatat parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

"Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndajmë fletëpalosje me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime demonstruese ku qytetarët mund të shohin se çfarë pasojash mund të ketë përdorimi i këtyre mjeteve. MPB-ja merr edhe masa represive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe u bën me dije qytetarëve dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre", theksoi këtë mëngjes MPB-ja. 

Kështu, thekson, Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parashikon gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike pa autorizim. 

"Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon përpunimin, mbajtjen dhe tregtimin e papautorizuar të armëve apo materieve shpërthyese, ku: (1) Ai i cili në mënyrë të paautorizuar përpunon, mban, shet, furnizon ose ndërron me armë zjarri, municion apo materie eksploduese, do të dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet; (2) nëse sendi i veprës nga paragrafi 1 është sasi më e madhe e armës së zjarrit, municionit apo materies eksploduese, armë zjarri, municion apo materie eksplodues, të cilët qytetarëve u është e ndaluar, kryerësi do të dënohet me së paku pesë vjet burgim", thonë nga atje. qa/

Foto dhe video: Ministria e Punëve të Brendshme

QËNDRONI TË LIDHUR