• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPB-ja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin

MPB-ja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është publikuar fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin për të cilin ekzistojnë dyshime se ka qenë pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar i dyshuar për më shumë vepra penale.

"Sheval Muaremi i lindur më 18.11.1977 në Shkup, banues në rrugën '5' nr.1, fshati Gërçec komunë e Sarajit. Kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga PTHP NKOK-Shkup nr. 15/24 të datës 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprës penale nga neni 123 paragrafi 2, neni 394 paragrafi 3 dhe neni 215 paragrafi 3 të Kodit penal të RMV-së", theksohet në fletarrestin e MPB-së.

Në janar të këtij viti janë ngritur kallëzime penale kundër 16 personave të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të mjeteve narkotike, vrasje dhe tentativë për vrasje. Të gjithë ata kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar që drejtohej nga Muaremi (46) nga fshati Gërçec.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR