• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB: Tre raste të fotografimit dhe dy raste të grisjes së fletëvotimit

MPB: Tre raste të fotografimit dhe dy raste të grisjes së fletëvotimit

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në ora 14:00 është raportuar se në një vendvotim në Shtip personi M.Sh. (23) fotografoi fletën e votimit. MPB njoftoi se janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Nëpunës policorë nga SPB Shtip kanë arrestuar personin G.J. (34) nga fshati Trabotivishte sepse ka fotografuar fleten e votimit. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse, si dhe në orën 15:30 është raportuar se në qendrën e votimit nr. 1680 në fshatin Sopot personi R.A. nga fshati Sopoti ka fotografuar kutinë e votimit. 

Gjithashtu në orën 15:40 u raportua se në qendrën e votimit nr. 2880 në Shkup, personi R.H. (72) grisi fletën e votimit. R.H. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Në ora 15:50 është raportuar se në vendvotimin nr.2783 në Shkup, personi B. S. (48) grisi fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR