• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPB: Sanksionohen 131 shoferë në Shkup

MPB: Sanksionohen 131 shoferë në Shkup

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 131 kundërvajtje, prej të cilave njëzet e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, tre sanksione për shoferët e motoçikletave.

Siç kumtoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë...

Ministria përkujton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon te qytetarët t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR