• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

 Shkup, 13 tetor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën "Ramanli - Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin "mercedes" me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor, informojnë nga MPB-ja.

 Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka shqiptuar gjobë në bazë të nenit 60 paragrafi 1 nga Ligji për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për shënim në shumë prej 1.000 eurove.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR