• e diel, 06 tetor 2024

MPB: Së bashku ta shënojmë 22 vjetorin e Njësitit për pozicionim të shpejtë

MPB: Së bashku ta shënojmë 22 vjetorin e Njësitit për pozicionim të shpejtë

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Ditën e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë 23 gushtin do ta shënojmë në dy lokacione, në Kumanovë dhe Shkup. Aktivitetet e ditës së nesërme të cilat do të zgjasin tërë ditën do të fillojnë në ora 09:30 minuta në rrethin e SPB Kumanovë me zbulimin e memorialit përkujtimor të nëpunësve policorë të cilët dhanë jetën e tyre për respektimin e Kushtetutës, ligjeve, paqes dhe sigurisë së shtetit, kumtoi MPB.

Në ora 10:30 minuta në parkun në Kumanovë qytetarët do të kenë mundësi të shoqërohen me pjesëtarët e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, ku do të ekspozohen edhe pajisjet të cilat i ka në dispozicion Njësiti, kështu qytetarët përveç shoqërimit me nëpunësit policorë do të fotografohen edhe me pajisjet, të hynë në automjetet policore, etj.

"Pastaj nisemi në drejtim të Shkupit në bazën “Gjorçe Petrov” ku do të vendosim lule të freskëta në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të NJPSH-së, kurse qytetarët nënkuptohet do të mund të qëndrojnë në parkun e Kumanovës së bashku me pjesëtarët e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë", thuhet në kumtesë.

Manifestimi qendror në solemnitetin me rastin e shënimit të 22 vjetorit të formimit të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë është caktuar në parkingun para pishinës në Kumanovë me fillim në ora 19:00.

"Ju ftojmë të jeni pjesë e festimit të Ditës së formimit të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë. Ne po e vazhdojmë konceptin e vendosur 'MPB për QYTETARËT'”, qëndron në kumtesën e MPB-së. bsh/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR