• e premte, 08 nëntor 2024

MPB: Procesi zgjedhor kaloi në atmosferë të qetë, të sigurt dhe demokratike, pa pengesa dhe dhe incidente më të mëdha

MPB: Procesi zgjedhor kaloi në atmosferë të qetë, të sigurt dhe demokratike, pa pengesa dhe dhe incidente më të mëdha

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev, sot në një konferencë të përbashkët për media, në prani të drejtorit të Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski dhe ndihmës-ministrit për marrëdhënie me publikun, Toni Angellovski, vlerësuan se dita e sotme e zgjedhjeve, në të cilën qytetarët votuan për zgjedhjen e Presidentit të vendit kaloi në një atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike, siç i ka hije një vendi demokratik që aspiron të jetë pjesë e botës moderne perëndimore.

"Dita e sotme e zgjedhjeve, ku qytetarët votuan për zgjedhjen e Presidentit të shtetit, u zhvillua në një atmosferë të sigurtë, të qetë dhe demokratike, siç i ka hije një vendi demokratik që aspiron të jetë pjesë e botës moderne perëndimore. Pa dyshim që zgjedhjet e qeta dhe të sigurta janë rezultat i bashkëpunimit të mirë të policisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të gjithë aktorëve të tjerë që u përfshinë në realizimin e këtij procesi zgjedhor, i cili kaloi pa pengesa dhe incidente të mëdha. Në këtë kontekst, dua të shpreh mirënjohjen time për punonjësit e policisë që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kontribuan në ruajtjen e sigurisë së qendrave të votimit dhe vepruan në mënyrë adekuate aty ku u konstatuan parregullsi zgjedhore", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Sipas tij këto zgjedhje ishin një test tjetër për demokracinë dhe në këtë drejtim, dua të përgëzoj qytetarët që dolën në qendrat e votimit dhe përmbushën detyrën e tyre qytetare, duke theksuar edhe një herë kapacitetin demokratik të shtetit dhe rëndësinë e rolit të tyre aktiv në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Duke marrë parasysh informacionet që kam marrë nga shërbimet kompetente analitike në MPB, gjatë ditës së sotme janë regjistruar disa ngjarje që kanë të bëjnë me fotografimin e fletës së votimit, raportime për agjitim në qendrën e votimit dhe parregullsi të tjera të vogla, por jo incidente më të rënda që synojnë prishjen e rregullsisë së procesit zgjedhor.

MPB-ja në bazë të kallëzimeve të parashtruara ka konstatuar 6 shkelje të nenit 190 të Kodit Zgjedhor dhe do të bëhen 2 kallëzime penale, një për veprën penale “Shkelje e fshehtësisë së votimit” nga neni 163 i KP dhe një për “Shkelje të së drejtës së votës” të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 159 të KP.

"Në zonën e SPB Ohër është raportuar për votim publik para Komisionit dhe në zonën e SPB Tetovë është raportuar një ngjarje për fyerje të drejtuara ndaj shefit të shtabit të një partie politike. Në territorin e SPB Kumanovë janë mbyllur vendvotimet 1100 në fshatin Umin Doll dhe 1075 në shkollën e mesme "Goce Dellçev", ndërsa materiali zgjedhor është kthyer në zyrën e KKZ-së. Në zonën e SPB Strumicë, një person ia ka treguar fletën e votimit vëzhguesit gjatë votimit", theksoi Toshkovski.

Zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshmem Mitko Bojmacaliev, shprehu kënaqësinë e tij se si shkoi dita e sotme e zgjedhjeve, nga raundi i parë i Zgjedhjeve presidenciale 2024 – në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike. Me këtë rast, ju dërgoj urime të sinqerta të gjithë qytetarëve që shprehën edhe një herë vullnetin e lirë për të zgjedhur dhe votuar sipas bindjes së tyre, duke respektuar demokracinë dhe procesin demokratik zgjedhor si pjesë e vlerave europiane për të cilat ne synojmë çdo ditë.

Në ditën e sotme të zgjedhjeve, qytetarët demonstruan rapotin e partneritetit me policinë e Maqedonisë, diçka për të cilën kemi punuar në mënyrë aktive gjatë periudhës së kaluar, duke kuptuar se mbështetja nga të gjithë është e vlefshme kur kemi një qëllim të përbashkët - një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik në të cilin do të ruhen ligjshmëria, siguria, rendi dhe qetësia publike.

Sipas tij gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar incidente më të rënda dhe shkelje të mëdha të procesit zgjedhor dhe rendit e qetësisë publike në raundin e parë të votimit, duke pasur parasysh rastet e denoncuara në MPB.

"Me kënaqësi mund të konstatoj se sot Ministria e Punëve të Brendshme, si një nga bartësit kryesorë të zbatimit të suksesshëm të procesit zgjedhor, ishte në lartësinë e detyrës për sa i përket kompetencave të parashikuara nga Kodi Zgjedhor 2024 Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë pjesëtarët e policisë për kryerjen e punës së tyre në nivelin më të lartë profesional", theksoi Bojmacaliev.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij personale për mediat, gazetarë, për bashkëpunimin dhe cilësinë e marrëdhënieve që kemi ndërtuar në periudhën e kaluar, e cila u bazua në marrëdhëniet e krijuara tashmë të partneritetit që ne po forcojmë çdo ditë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR