• e shtunë, 06 dhjetor 2025

MPB: Për shkak të zjarrit plotësisht është ndërprerë komunikacioni drejt pikës kufitare të Bllacës

MPB: Për shkak të zjarrit plotësisht është ndërprerë komunikacioni drejt pikës kufitare të Bllacës

 Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Për shkak të përhapjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, plotësisht është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Stenkovec-VK Bllacë  në të dyja drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës, informojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se në koordinim me institucionet e tjera kompetente, Ministria po merr masa për shuarjen e zjarrit. 

 U bëjnë apel qytetarëve të mos drejtohen drejt VK Bllacë derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet komunikacioni, për të cilin Ministria do ta informojë publikun me kohë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR