• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB për incidentin në Haraçinë: Janë lënduar dy persona që kanë qenë me kryetarin e komunës, nuk ka të lënduar nëpunës policor

MPB për incidentin në Haraçinë: Janë lënduar dy persona që kanë qenë me kryetarin e komunës, nuk ka të lënduar nëpunës policor

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Në SPB Shkup sot është denoncuar se në hyrje të fshatit Haraçinë një burrë me pushkë automatike ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi i cili ka qenë së bashku me disa persona tjerë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga MPB-ja thonë se janë plagosur dy persona të cilët kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës.

"Kryetari i komunës nuk është lënduar, ndërsa nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se është lënduar një nëpunës policor. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski për MIA-n madje konfirmoi se në incidentin është qëlluar shoferi i kryetarit të komunës, si dhe është gjuajtur ndaj një personi tjetër të punësuar në komunë.

I lënduari është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Drejtori i Klinikës për kirurgji torakale në Qendrën klinike të Shkupit, Nexhati Jakupi për Televizionin Telma ka deklaruar se në Klinikë është sjellë një djalë 30 vjeçar me plagë nga armë zjarri në gjoks.

"Plagët janë për operim urgjent dhe tashmë po hyjmë në sallë", ka thënë Jakupi.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR