• e diel, 29 dhjetor 2024

MPB: Nuk ka bazë për masa disiplinore ndaj punonjësve të policisë për hetimin e vrasjes së dyfishtë të P.Zh. dhe V.GJ.

MPB: Nuk ka bazë për masa disiplinore ndaj punonjësve të policisë për hetimin e vrasjes së dyfishtë të P.Zh. dhe V.GJ.

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Nuk ekzistojnë baza për ngritjen e procedurës disiplinore kundër nëpunësve policor nga Shkupi dhe Velesi lidhur me hetimin për vrasjen e dyfishtë të P.ZH. dhe V.GJ., informojnë nga MPB.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale (DKBHKSP) pranë MPB-së, me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ndërsa në lidhje me hetimin për vrasjen e dyfishtë të P.ZH. dhe V.GJ., ka kryer kontrolle në SPB Shkup dhe SPB Veles.

"Njoftojmë opinionin, duke qenë se raporti është i klasifikuar, është konfirmuar se ekzistojnë baza për ngritjen e procedurës disiplinore, ndërsa njëherit, te Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së janë dërguar masa detyruese të miratohen procedura të reja për veprim", kumtojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR