• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB: Nga Venezuela nuk ka kërkesë për kontrolle nga ana jonë, TI adresat e Maqedonisë nuk do të thotë që sulmet janë nga këtu

MPB: Nga Venezuela nuk ka kërkesë për kontrolle nga ana jonë, TI adresat e Maqedonisë nuk do të thotë që sulmet janë nga këtu

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se Departamenti i saj për krime kompjuterike i monitoron zhvillimet në lidhje me akuzën nga Venezuela për sulme të pretenduara hakerike nga përdoruesit e adresave TI të Maqedonisë gjatë zgjedhjeve të tyre. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani nga ai shtet i Amerikës së Jugut nuk është marrë asnjë kërkesë apo informacion për kontrolle që duhet të bëhen nga MPB-ja ynë.

"Në lidhje me publikimet për deklaratat nga ana e autoriteteve në Venezuelë se gjatë zgjedhjeve të cilat janë mbajtur më 28 korrik 2024 kanë ndodhur sulme të pretenduara, sulme Ddos nga shfrytëzuesit e TI adresave të Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se Departamenti i krimit kibernetik po i përcjell zhvillimet në lidhje me akuzat ndaj shtetasve të Maqedonisë dhe gjithashtu theksojmë se deri më tani nuk ka arritur asnjë kërkesë ose informacion nga ana e autoriteteve në Venezuelë për kontrolle të mëtejshme nga ana jonë", kumtuan pasdite nga MPB-ja.

Ministria thekson dhe se "edhe paraqitje e TI adresave të Maqedonisë në ndonjë sulm të pretenduar nuk do të thotë se ato janë me origjinë nga Maqedonia".

"Pas përvojës së deritanishme mund t'ju informojmë se ka gjasa të mëdha që ata të përdorin VPN (Rrjete virtuale private) ose të jenë pjesë e një rrjeti më të madh BotNet, gjegjësisht të kenë origjinën nga të ashtuquajturit kompjuterë zombi të cilët janë komprometuar nga hakerat nëpërmjet viruseve kompjuterike dhe të njëjtët mund të kryejnë detyra të caktuara të kontrolluara nga distanca nga individë ose një grup hakerash të mundshëm", bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në njoftim MPB thekson se viktimat më të shpeshta të kompjuterëve të tillë zombi janë persona që nuk e dinë se sistemet e tyre kompjuterike janë të infektuara me softuerë malicioz.

"Dhe pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre kryhen sulme Ddos të cilat paraqesin një përpjekje me qëllim të keq për të prishur trafikun normal të internetit të serverit, shërbimit ose rrjetit të caktuar për të hyrë në një objektiv specifik në të njëjtën kohë me qëllim bllokimin e tij apo mbingarkim", shtohet në kumtesën e MPB-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR