MPB: Në rrjedhë aksion policor në koordinim me PTHP NKOK
- – Ministria e Punëve të Brendshme sot paradite konfirmoi se po vijon aksion policor në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
- Post By Fitore Curri
- 09:55, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme sot paradite konfirmoi se po vijon aksion policor në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas informacioneve jozyrtare, dhjetëra persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të MPB-së, lidhur me punën në KME Manastir, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë,
“Vijon aksion policor në koordinim me PTHP NKOK. Pas përfundimit të të njëjtit do ta informojmë publikun në mënyrë adekuate”, njoftojnë nga MPB.
Sipas mediave hetimi përfshin 25 subjekte, prej të cilëve 23 janë persona fizikë, ndërsa dy janë persona juridikë. Aksioni zbatohet në disa qytete, duke përfshirë Manastirin, Velesin, Kërçovën dhe Shkupin. Në mesin e të arrestuarve, sipas mediave është edhe ish drejtori i EMV, Vasko Kovaçevski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s