• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB me transparencë aktive prej 95,7 për qind për vitin 2024 dhe kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar

MPB me transparencë aktive prej 95,7 për qind për vitin 2024 dhe kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Në raportin vjetor për Indeksin e Transparencës Aktive për vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme shënon progres të madh nga 87,5 për qind për vitin 2023 në 95,7 për qind për vitin 2024.

Siç informon kjo ministri, Ministria e Punëve të Brendshme renditet në grupin më të mirë me një kërcim prej shtatë vendesh, në renditjen e ministrive sipas transparencës aktive.

"Qëllimi ynë si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme është ta avancojmë policinë në një institucion të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent përpara qytetarëve. Dhe përmes bashkëpunimit aktiv me mediat mund të prezantohet synimi ynë për të ndërtuar vazhdimisht besimin mes policisë dhe qytetarëve. Kur qëllimi është i sinqertë dhe i ndershëm, rezultatet janë pozitive dhe qytetarët e kuptojnë këtë", theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Nga MPB sqarojnë se nën "transparencë aktive" nënkuptohet publikimin e informacioneve me nismën e vetë institucioneve, pa u paraqitur asnjë kërkesë për akses në ato informacione. Ekziston edhe një bazë ligjore për publikimin proaktiv të informacioneve, e cila gjendet para së gjithash në Ligjin për Qasje të Lirë në Informata Publike, por edhe në një sërë ligjesh të tjera. Përveç rregullores, transparenca aktive poashtu buron edhe nga praktika e mirë, ndërsa institucionet kanë detyrime të publikojnë në mënyrë proaktive informacionet dhe nga planet e veprimit në kuadër të iniciativës "Partneriteti për Qeverisje të Hapur". fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR