• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB kumtoi se është parashtruar padi penale ndaj shoferit i cili e dërgoi Palevskin në Turqi

MPB kumtoi se është parashtruar padi penale ndaj shoferit i cili e dërgoi Palevskin në Turqi

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Njësia për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup, në Prokurorinë themelore publike Shkup dje parashtroi padi penale me procedurë të shpejtë kundër S.D., për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale - ndihmë kryesit pas veprës së kryer penale, sipas nenin 365 nga Kodi penal, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bëhet fjalë për personin Stefan Dimkovski Strumica, për të cilin gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup dje e pranoi propozimin e Prokurorisë, dhe i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve. Masa i është caktuar për shkak të mundësisë së ikjes.

Prokuroria themelore publike Shkup, paraprakisht kumtoi se është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore për shoferin e Palevskit.

Nga atje informuan se edhe për një person i cili është mbajtur në stacion policor, në PTHP Shkup është dërguar njoftim, ndërkaq prokurori publik vlerësoi se deri në këtë moment nuk ekzistojnë baza ligjore që të propozohen masa sigurie, megjithatë vazhdojnë kontrollet për involvimin e tij të mundshëm në ngjarje penaleo-juridike.

Bëhet fjalë për avokatin e Palevskit, Vasko Stojkov, i cili deklaroi se ai personalisht e ka dërguar Palevskin në Beograd, për kontroll mjekësor, sepse nuk ka pasur automjet.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit Pançe, për të cilët kishte paraqitje se ishin zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe në Shkup më 3 dhjetor.

Për vrasjet e tyre tani për tani të dyshuar janë gjashtë persona, pesë prej të cilvëe ndodhen në paraburgim, ndërsa i dyshuari i parë pritet të ekstradohet nga Turqia. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR