• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB i demanton informacionet e publikuara në rrjetet sociale për kidnapime

MPB i demanton informacionet e publikuara në rrjetet sociale për kidnapime

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i mohon informacionet e plasuara në rrjetet sociale për kidnapime. 

"Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t'i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR