• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB: Drejtori Janev në vizitë të një ndër qendrave më të mira në botë për trajnime policore

MPB: Drejtori Janev në vizitë të një ndër qendrave më të mira në botë për trajnime policore

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Njeri i parë i Byrosë për Siguri Publike në MPB, drejtori Aleksandar Janev, së bashku me shefin e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Kriminalitetit Serioz në MPB, si dhe përfaqësues të Ambasadës të Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni , kët ditë ka qenë në vizitë pune në një nga qendrat më moderne të trajnimit ndërkombëtar - Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Policisë në Jordani (JIPTC), ku përmes programit të mbështetjes antiterroriste të SHBA-ve (ATA), nëpunësit policorë nga Maqedonia kanë qëndruar dhe janë trajnuar disa muaj, informojnë nga MPB.

Sipas Ministrisë, bëhet fjalë për trajnime me ekspertizë të lartë për profilizimin e ekspertizës specifike policore në fushën e luftimeve antiterroriste, në rastin konkret për të gjitha sfidat që lidhen me incidentet e eksplozivëve dhe kundërmasave për asgjësimin e tyre duke përdorur teknologjinë më të fundit - robotikën.

"Krahas kësaj, drejtori Janev, në kuadër të vizitës së bashku me përfaqësuesit e programit ATA dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RVM, dhe në bazë të lehtësive të specializuara që ofron kjo qendër trajnuese në Jordani, ka shfrytëzuar rastin për të përcaktuar më tej synimet e përbashkëta për bashkëpunim në të ardhmen, për ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të policisë së Maqedonisë në luftën kundër krimit dhe terrorizmit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndryshe, drejtori Janev zhvilloi takime me përfaqësuesin e mbretit të Jordanisë dhe komandantin e bazës, gjeneral brigade Muhamed Al-Abadi dhe zëvendëskomandantin e qendrës stërvitore, Alla Al-Assaf, gjatë të cilave u bisedua për disa tema me interes të përbashkët, në radhë të parë sfidat në sigurinë kombëtare dhe transnacionale që lidhen me terrorizmin dhe krimin e organizuar. U diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në fushën e shkëmbimit efektiv të informatave dhe trajnimeve të përbashkëta për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Drejtori Janev shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për Qeverinë e SHBA-ve, Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, si dhe autoritetet jordaneze për mbështetjen që i japin Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe në drejtim të themelimit të policisë së Maqedonaisë si partner i barabartë dhe i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave globale. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR