• e mërkurë, 04 shkurt 2026

MPB: Dje 651 kundërvajtje të regjistruara përmes "Qyteti i Sigurt'' , prej tyre 585 për vozitje shumë të shpejtë

MPB: Dje 651 kundërvajtje të regjistruara përmes

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Përmes sistemit "Qyteti i Sigurt" dje u regjistruan 651 kundërvajtje, prej të cilave 585 për vozitje shumë të shpejtë. Janë shqiptuar gjithsej 58 ndalesa për drejtim të automjetit. 

"Gjatë ditës së djeshme përmes sistemit 'Qyteti i Sigurt' u konstatuan gjithsej 651 kundërvajtje . Prej tyre, për kalim në dritë të kuqe janë konstatuar gjithsej 50 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë konstatuar gjithsej 585 kundërvajtje, ndërsa për automjete të paregjistruara 16 kundërvajtje. Në këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 58 ndalime për drejtim të mjetit motorik", informojnë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë të gjithë për komunikacion të sigurt në territorin e mbarë vendit. fc/
 
 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR