• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MPB dhe Inspektorati Shtetëror i Punës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim më thelbësor të koordinuar në çrrënjosjen e tregtisë me njerëz

MPB dhe Inspektorati Shtetëror i Punës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim më thelbësor të koordinuar në çrrënjosjen e tregtisë me njerëz

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim ndërinstitucional për zbulimin e veprave penale në lidhje me tregtinë me njerëz dhe eksploatim në punë si dhe referimin e viktimave të mundshme të tregtisë me njerëz me qëllim eksploatim në punë.

Memorandumi është fryt i nevojës për veprim të koordinuar dhe thelbësorë të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar, me bindjen se bashkëpunimi i drejtpërdrejt do të kontribuojë në hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të veprave penale nga fusha e krimit të organizuar dhe në drejtim të përmirësimit të identifikimit fillestarë, udhëzimin dhe mbrojtjen e viktimave të eksploatimit në punë.
 
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se "fokusi kryesor i Memorandumit është përfrocimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i ndërsjellë i informatave, koordinimi i aktiviteteve, organizimi dhe zbatimi i kontrolleve-mbikqyrëse të përbashkëta.

"Me këtë rast dëshiroj të ju drejtoj urime të sinqerta Shoqatës së Juristëve të Rinj, të cilët me iniciativë të Komisionit Nacional, kurse me përkrahje të projektit nga UE-ja dhe Këshilli i Evropës për Parandalim dhe Luftë kundër Tregtisë me Njerëz e hartuan Memorandumin për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës në pajtim me rekomandimet e GRETA-së, në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit preciz dhe të ngushtë ndërmjet nëpunësve policorë dhe inspektorët e punës", tha ministri Spasovski.

 
Drejtoresha Tomovska, theksoi se Inspektorati Shtetëror i Punës, ka rol të madh në detektimin dhe zbulimin e viktimave potenciale të tregtisë me njerëz.
''Nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do ti përforcojë kapacitetet për luftë kundër tregtisë me njerëz, do të kontribuojë në asgjësimin më efikas të këtij kriminaliteti dhe do të mundësojë identifikim më të lehtë dhe mbrojtje të viktimave të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit në punë përmes planifikimit të përbashkët, koordinimit, mbikqyrjeve të përbashkëta dhe edukimit të vazhdueshëm'', theksoi Tomovska.
Ministri Spasovski shprehu bindjen se ky Memorandum do të kontriboujë në rritjen e numrit të njohjeve të personave dhe identifikim preliminar të viktimave potenciale dhe do të ndikojë më përforcimin e bashkëpunimit në parandalimin, zbulimin dhe asgjësimin e tregtisë me njerëz me qëllim eksploatim në punë, si dhe sigurimin e mbrojtjes së tyre në kohë. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR