• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB demanton njoftimet se është gjetur vajza 14-të vjeçare

MPB demanton njoftimet se është gjetur vajza 14-të vjeçare

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) demanton dezinformatat se 14-vjeçarja V.Gj., për të cilën në datën 27 të këtij muaji ishte raportuar se është zhdukur, gjoja se është gjetur në një shtet fqinj.

"Demantojmë dezinformatat e publikuara në portalin “Kurir”. Bëhet fjalë për një lajm tërësisht të rremë, në të cilin autori i panjohur i referohet gjoja “burimeve nga hetimi”, dhe njëkohësisht nuk ka kryer verifikimin e detyrueshëm të pretendimeve me Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në MPB, pavarësisht apeleve të shumta nga ana e policisë dhe e prindërve të të miturës që të mos përhapin dezinformata që mund të dëmtojnë hetimet", njofton MPB.

Nga aty përkujtojnë se për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e vajzës është vepruar menjëherë pas pranimit të kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat.

Siç theksojnë ata, të dhënat për personin e zhdukur më datë 28.11.2023 në ora 13:00 janë vendosur në Stop-listë në pikat kufitare, ndërsa me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar  për personin e zhdukur nga ana e Interpolit.

Nga MPB sqarojnë se hetimet vijojnë intensivisht dhe po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e personit.

"Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me ligjin, kërkon që ky demant të publikohet menjëherë, dhe teksti i pavërtetë kudo që publikohet të tërhiqet. Në të kundërtën, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion", thuhet në komunikatën e tyre.

Njëkohësisht apelojnë që të mos përhapen dezinformata dhe theksojnë se do ta informojnë vazhdimisht opinionin deri në gjetjen e të miturës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR