• e enjte, 25 korrik 2024

MPB: Bastisje në auto-kamp në Ohër, gjendet drogë

MPB: Bastisje në auto-kamp në Ohër, gjendet drogë

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Më datë 22.07.2024, në ora 23:45, nga ana e nëpunësve policorë të Sektorit për Tregti të Paligjshme të Drogave pranë SPB Ohër, janë privuar T.M. (18), D.A. (23)., A.S. (18), H.P. (18) dhe dy të mitur, të gjithë nga Shkupi.

"Gjatë kontrollit të një rimorkio në një auto-kamp në bregun e liqenit të Ohrit, i cili përdorej prej tyre, i kryer me vendim gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar 23 pako me lëndë të bardhë në gjendje të ngurtë, disa kuti metalike me lëndë e bardhë në gjendje të ngurtë, marihuanë dhe sende të tjera", informojnë nga MPB.

Nga gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Ohër, personave të moshës madhore u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kurse pas dokumentimit të plotë të rasti kundërj tyre do të parashtrohen padi përkatëse. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR