• e premte, 08 nëntor 2024

MPB: Banorët pa lëndime evakuohen nga zjarri në Çair, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

MPB: Banorët pa lëndime evakuohen nga zjarri në Çair, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Për shkak të thithjes së tymit nga zjarri në Çair deri në orën 06:30 në Kompleksin klinik "Nënë Tereza" në Shkup kanë kërkuar ndihmë mjekësore disa persona, në mesin e të cilëve edhe një zjarrëfikës dhe një pjesëtar i policisë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Prej aty shtojnë se në orën 06:30 nga çatia e ndërtesës janë nxjerrë shumë banorë dhe asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime. 

"Më 02.10.2024 në orën 01:55 në SPB Shkup është raportuar se një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e një ndërtese në rrugën 'Seravë' në Shkup. Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Brigadës së zjarrëfikësve Shkup dhe pjesëtarët e SPB Shkup. Po ndërmerren masa për zbadhjen e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Nga Qendra për menaxhim me kriza paraprakisht njoftuan se intervenimi është kryer me shtatë automjete dhe 20 zjarrëfikës. 

"Në vendin e ngjarjes përveç njësive të BTKZ-së të cilët janë duke e shuar zjarrin ka qenë edhe policia dhe Ndihma e shpejtë. Sipas raportit zyrtar nga BTKZ, një zjarrfikës është dërguar në toksikologji për shkak të sasisë së madhe të thithjes së tymit", thuhet në njoftimin e QMK-së. 

Ata shtojnë se po ndërhyhet për evakuimin e banorëve të ndërtesës ku ndodhet bodrumi, ku më pas janë djegur edhe dyqane.

"BTKZ e Qytetit të Shkupit ende është duke intervenuar në nxjerrjen e banorëve dhe pas intervenimit do të dalë me të dhëna zyrtare", thanë sot në mëngje nga QMK-ja. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR