• e enjte, 25 korrik 2024

MPB: Arrestohet një grabitës i dyshuar në Manastir, e marrura i kthehet pronares

MPB: Arrestohet një grabitës i dyshuar në Manastir, e marrura i kthehet pronares

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Policia e Manastirit dje në orën 16:15 nga liria e ka privuar N.R. (23) nga Manastiri, i cili dyshohet se rreth orës 15:30 ka hyrë në oborrin e S.B (74) nga Manastiri dhe me dhunë ia ka marrë stolitë prej ari.

Siç informojnë nga MPB, e marrura është gjetur dhe i është kthyer pronares, kurse personi është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR