• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB: Arrestohen 28 persona në një hetim kriminalistik për zbulimin e shitjes së drogës në rrugë

MPB: Arrestohen 28 persona në një hetim kriminalistik për zbulimin e shitjes së drogës në rrugë

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Gjithsej 28 persona janë privuar nga liria në suaza të një hetimi kriminalistik i cili nga dhjetori i vitit 2023 është kryer me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Shkup, dhe ka të bëjë me zbulimin e shitjes së kokainës, amfetaminës dhe marijuanës në rrugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Personat janë arrestuar më 31 maj dhe 1 qershor në një aksion të madh të përbashkët të Departamentit të Policisë Kriminalistike - Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, NJSA Tigri dhe SPB Shkup  - Njësiti për tregti të paligjshme pas ndërmarrjes së një sërë masash dhe aktivitetesh të koordinuara në rajonin e Shkupit.

"Në aksionin për goditjen e shpërndarjes së drogës në rrugë, mbrëmë nga liria janë privuar V.G.(46), M.B.(22) dhe S.B (21), tek të cilët është gjetur kokainë, D.T.(24) nga Koçani, si dhe S.V.(28) nga Shkupi, të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se vijnë nga shitja e lëndëve narkotike", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Krahas kësaj, janë kryer kontrolle në shtatë lokacione në Shkup, ku te GJ.SH. (41) nga Shkupi janë gjetur marihuanë, peshore dhe sende të tjera lidhur me veprën penale, te A.P.(29) është gjetur një plumb dhe një ndezëse për bombë, te B.P (34) u gjetën mbetje kokaine dhe sende të tjera që lidhen me veprën penale.

"Nga liria janë privuar edhe A.B.J., për shkak të dyshimit për asgjësim të provave, si dhe M.D.(37) nga Shkupi, të cilit i është gjetur kokainë", thonë nga atje.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj F.D.(41) nga Shkupi, është gjetur një sasi e madhe parash, marijuanë, letërnjoftime dhe pasaporta të disa personave që i kanë dorëzuar si garanci për blerjen dhe shitjen e drogave, dhe kur u morën masa për heqjen e lirisë, nuk është ndalur në urdhërin e lëshuar për ndalim, gjatë së cilës ka dëmtuar tre vetura zyrtare, duke kryer veprën penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare" dhe është lëshuar urdhër për gjetjen dhe arrestimin e tij.

"Krahas gjithsej 28 personave të arrestuar, gjatë hetimit kriminalistik janë siguruar edhe më shumë prova materiale për përfshirjen e personave në shitjen e kokainës, amfetaminës dhe marijuanës në rrugë, ndaj dy personave tashmë është ngritur kallëzim penal dhe është përcaktuar masë e paraburgimit, është konfiskuar një motor "Honda" si dhe një automjet "Ford Mondeo", për të cilin është siguruar prova se është përdorur për shitjen e kokainës", thonë nga MPB.

SPB Shkup gjatë ditës së sotme do të paraqesë kallëzim penal kundër 7 personave në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit. sa/

Foto:  Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR