• e martë, 24 dhjetor 2024

MPB: Ambasadori francez u takua me Toshkovskin, Bushin dhe Bojmacalievin

MPB: Ambasadori francez u takua me Toshkovskin, Bushin dhe Bojmacalievin

 Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev, sot realizuan takim pune me ambasadorin francez Siril Baumgartner, informojnë sonte nga MPB-ja.

Në takim, Toshkovski ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin ndërmjet organeve policore të dy shteteve, si dhe për mbështetjen e përgjithshme të Ambasadës së Republikës së Francës, veçanërisht në pjesën e trajnimeve për nëpunësit policorë. 

 

"Në pyetje të ambasadorit Baumgartner, ministri Toshkovski e njoftoi për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, e cila ka përgjegjësi të madhe në zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë drejtim, roli i MPB-së është  të veprojë ligjërisht dhe profesionalisht në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi në pamundësinë që sipas Ligjit  në kuadër të tetë punonjësve udhëheqës në Sektorët për Punë të Brendshme  të emërojë shef të SPB Tetovë, me çfarë cenohet mundësia të jetë garantues i procesit zgjedhor për atë rajon", sheksohet në kumtesë.

Toshkovski i shpjegoi masat e marra me qëllim që të lehtësohen procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale, me qëllim që "qytetarët të mund në  mënyrë dinjotoze  të marrin dokumentet e tyre personale. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje edhe respektimin e procedurave ligjore në "për sa i përket afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, duke u vënë në rolin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve".

 

 

Në takim, ambasadori Baumgartner e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm me MPB-në dhe  në detaje i theksoi projektet, trajnimet dhe ekspertët ku Republika Franceze jep mbështetje kryesore, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të policisë së Maqedonisë së Veriut.

"Zëvendësministri plootësues Bojmacaliev shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën Franceze, veçanërisht në pjesën e trajnimeve të përbashkëta për të punësuarit në MPB. Njëkohësisht, theksoi se udhëheqja e MPB-së  në këtë përbërje të Qeverisë teknike, për momentin funksionon profesionalisht dhe ligjërisht, pa ndikim politik, me çfarë konfirmohen përpjekjet për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike", shtohet në kumtesën e MPB-së.  

 Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

QËNDRONI TË LIDHUR