• e enjte, 18 korrik 2024

Moti sot paradite me diell, pasdite me vranësira të ndryshueshme

Moti sot paradite me diell, pasdite  me vranësira të ndryshueshme

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë lehtë deri në mesatare, ndërsa në pjesët verilindore erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri 19 gradë Celsius.

Edhe në  Shkup në mëngjes do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të pjesshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë. 

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së edhe gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Të enjten pasdite dhe të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilët do të jenë më të dendur në pjesët perëndimore. Gjatë gjithë periudhës do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa të enjten do të fryjë erë e fortë juglindore. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR