Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 12 gradë
- Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:35, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 10, ndërsa maksimalja do të mbërrijë nga 8 deri 12 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të mbërrijë deri 11 gradë.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, të shtunën do të ketë reshje lokale shiu, veçanërisht në pjesët jugore, të cilat pasdite do të ndalen. Nga e diela moti do të stabilizohet me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të rriten. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s