Moti sot me diell dhe erë të lehtë, temperatura deri në 16 gradë
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë lumit Vardar kohëpaskohe erë e fortë nga veriu, veçanërisht në mëngjes. Temperatura minimale do të luhatet nga -4 deri në 5, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:52, 26 shkurt, 2026
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë lumit Vardar kohëpaskohe erë e fortë nga veriu, veçanërisht në mëngjes. Temperatura minimale do të luhatet nga -4 deri në 5, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë deri në 0, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Siç informojnë nga DPHM-ja, deri në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës tjetër, zona jonë do të jetë në një fushë me presion të lartë ajror. Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare, përveç të shtunës kur do të ketë vranësira të shtuara. Nga e premtja, në disa lugina do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s