• e diel, 06 tetor 2024

Moti shumë i keq sonte e ka përfshirë Strumicën

Moti shumë i keq sonte e ka përfshirë Strumicën

Strumicë, 27 shkurt 2023 (MIA) - Sonte rreth orës 20, Strumicën e ka përfshirë mot shumë i keq, i përcjellur me të reshura të mëdha të shiut, breshër dhe ngrica dhe zbrazje të fuqishme elektrike.

Sipas informatave nga NJZT, ekipet e të cilave kanë dalë në terren, deri tani kanë intervenuar në dhjetëra lokacione, ku janë pastruar breshëri dhe ngricat dhe është zbrazur uji nga oborret dhe bodrumet.

Edhe ekipet nga ndërmarrja komunale e Strumicës kanë dalë në terren dhe sipas informatave prej aty, uji po tërhiqet, pasi pas valës së parë, kanalizimi atmosferik nuk ka mundur ta pranojë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR