• e enjte, 18 korrik 2024

Moti paradite me diell, pasdite mund të ketë reshje të dendura shiu

Moti paradite me diell, pasdite mund të ketë reshje të dendura shiu

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në disa vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht dhe në formë të stuhie afatshkurtër lokale dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Vetëm në juglindje do të mbetet më i qëndrueshëm me paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra të rrëmbyeshme në disa pjesë të luginës, bubullima të rralla dhe përforcim të erës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

Edhe në ditët në vijim do të vazhdojë periudha gjatë së cilës paradite do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër me reshje të forta shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR