• e enjte, 18 korrik 2024

Moti paradite me diell, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe erë të përforcuar

Moti paradite me diell, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe erë të përforcuar

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë.

Në Shkup paradite moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, Në disa pjesë të luginave do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 26 gradë.

Nën ndikimin e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme ajrore edhe në ditët e ardhshme në orët e paradites moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR