• e martë, 16 korrik 2024

Moti me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu

Moti me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Moti sot është i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilët pasdite do të jenë më të dendrua dhe lokalisht do të bien mbi 25 l/m2 reshje ujore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 18 gradë, informojnë nga DPHM.

Në Shkup moti me vranësira dhe freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të dendura pasdite. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

"Nesër dhe të ejtën do të mbajë mot me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Të premten dhe të shtunën do të ketë më shumë diell. Pasditen e së premtes moti do të jetë i paqëndrueshme vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e diela pritet sërish mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme shiu", kumtojnë nga DPHM. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR