• e enjte, 09 prill 2026

Moti me reshje të shiut, në male me borë

Moti me reshje të shiut, në male me borë

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m²), ndërkaq do të ketë edhe kushte për dukuri të bubullimave të rralla. Në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në botë, ndërsa në male reshjet do të jenë me borë dhe do të formohet shtresë e re bore.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 7 deri 15 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 13 gradë.

Sipas paralajmërimit të DPHM-së, gjatë fundjavës moti do të jetë më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet më të dobët. Të shtunën do të ketë kushte ër dukuri të izoluar të bubullimave të rralla, ndërsa në disa vende reshjet do të jenë me shi dhe borë, përderisa në male do të ketë rehsje të borës. Do të fryjë erë e matur, kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit.

Të hënën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa nga e dita e martë sërish reshje të reja. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR