Moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima
- Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, veçanërisht pasdite do të jetë e paqëndrueshme në disa vende, lokale dhe në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë. UV indeksi=6.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:52, 29 gusht, 2024
Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, veçanërisht pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende, lokale dhe në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë. UV indeksi do të arrijë 6.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa maksimalja do të mbërrijë deri 32 gradë.
Deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të kohëpaskohshme. Proceset do të jenë më intensive nesër dhe të premten pasdite kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, si dhe do të ketë dukuri lokale të stuhive me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e diela do të ketë më shumë periudha me diell dhe me reshje të rralla shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s