Moti do të jetë i ftohtë me reshje shiu dhe bore
- Nga e premtja në mëngjes nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore dhe vende më të larta borë. Të shtunën për shkak të uljes së masës ajrore të ftohtë nga veriu do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë dhe reshjet do të kthehen në borë në disa nga zonat më të ulëta. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme, mbi 30 litra për metër katror, ndëra në male shtresa e borës do të rritet. Shtresë më e vogël e borës pritet edhe në disa vende më të ulëta.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Nga e premtja në mëngjes nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore dhe vende më të larta borë. Të shtunën për shkak të uljes së masës ajrore të ftohtë nga veriu do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë dhe reshjet do të kthehen në borë në disa nga zonat më të ulëta. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme, mbi 30 litra për metër katror, ndëra në male shtresa e borës do të rritet. Shtresë më e vogël e borës pritet edhe në disa vende më të ulëta.
DPHM-ja njoftoi se do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit të dielën, ndërsa nga e hëna priten reshje të reja kryesisht prej bore.
Në Shkup nga e premtja në mëngjes dhe gjatë ditës do të ketë reshje të shiut. Të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore dhe në disa vende më të larta të luginave reshjet do të kalojnë në borë. Të dielën do të ketë stabilizim të përkohshëm, ndërsa reshje të reja të shiut dhe të borës priten nga e hëna në mëngjes. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s