• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mot me vranësira të pjesshme, pasdite shi dhe borë në pjesët malore

Mot me vranësira të pjesshme, pasdite shi dhe borë në pjesët malore

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të pjesshme,  me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, Pasdite dhe kah fundi i ditës, në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut, në pjesët malore dhe në disa vende më të larta reshje të dëborës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë juglindore. Temperatura minimale do të bie në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.

Deri të enjten moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje të lehtë, përveç në lugina ku do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Nga e enjtja pasdite pritet valë e lagësht me reshje të përkohshme shiu, në pjesët malore me reshje të dëborës. 

QËNDRONI TË LIDHUR