• e enjte, 03 tetor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi, bubullima dhe breshër

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi, bubullima dhe breshër

 Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm në për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

 Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 20 deri në 26 gradë.

 Në Shkup me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e moti të ligë afatshkurtër. 

 Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR