• e shtunë, 05 tetor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për shi lokal

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për shi lokal

 Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) -  Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje lokale shiu, veçanërisht në pjesët juglindore. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

 Nga DPHM informuan se temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mjegull të dobët dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.

Deri tpë premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme,  nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë të shtunën do të ketë ndryshim të ndjeshëm të motit me reshje më të rrëmbyeshme, të cilat gjatë ditës do të kalojnë në borë eedhe në pjesët më të ulëta të vendit. Në zonat malore do të krijohet shtresë më e madhe e borës, ndërsa në disa vende më të ulëta shtresë më e vogël të borës. Do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa nga e diela temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR