• e enjte, 11 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, pasdite në disa vende shi i rrëmbyeshëm me bubullima

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, pasdite në disa vende shi i rrëmbyeshëm me bubullima

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga jugu, ndërsa në pjesët verilindore nga drejtimi veriperëndimor. Nga orët e pasdites në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë. Indeksi UV do të arrijë 6.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të bie deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima, veçanërisht të shtunën. Pastaj në fillim të javës së ardhshme do të fillojë stabilizimi kalimtar me rritje të vogël të temperaturës së ditës. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR