Mot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të përforcuar veriore
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e mëngjesit në rajonet malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi verior (lokalisht deri në 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 4 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.
Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e mëngjesit në rajonet malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi verior (lokalisht deri në 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 4 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë javës së re, përveç të martës kur priten reshje të herëpashershme lokale shiu drejt fundit të ditës, kryesisht në pjesët verilindore. Mëngjeset do të jenë më të ftohta, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rritje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s