Mot me vranësira reshje të kohëpaskohshme të shiut, temperatura deri 16 gradë
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga fundi i ditës reshjet çdokund do të ndalen. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht mbi 60 kolometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:26, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga fundi i ditës reshjet çdokund do të ndalen. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht mbi 60 kolometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matir, në disa pjesë të luginës kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 14 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e enjtja moti do të jetë stabil dhe i thatë me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura ditore do të jetë në rritje. ab/
Foto: МIА arkivi