• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me vranësira, me reshje të shiut dhe më i fresskët

Mot me vranësira, me reshje të shiut dhe më i fresskët

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i freskët, me reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht paradite në pjesët perëndimore. Lokalisht do të ketë kushte për dukuri të bubullimave. Pasdite vranësirat do të pakësohen. Gjatë ditës do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit e përforcuar, nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, me reshje të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë e matur, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil, me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nesër dhe të premten temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR