• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me vranësira lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Mot me vranësira  lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira  dhe me periudha të diellit. Pasdite kryesisht  në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshme dhe periudha të diellit. Pasdite në pjesët e luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë.

Nesër moti do të jetë më me diell dhe më i ngrohtë. Nga e diela do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nga e hëna në disa vende pritet të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR